E konfirmoi Manastirliu

E konfirmoi Manastirliu

Një mjek dhe dy infermiere të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, janë shëruar. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se numri i numri i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 39.

“1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID -19″, shkroi Manastirliu në Facebook.

Në Shqipëri numri total i të prekurve është 548. Nga këta, 302 janë të shëruar, ndërsa 26 kanë humbur betejën./21Media