Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë të ditur s në këtë qytet nuk ka asnjë rast me Covid 19.

Ahmeti ka deklaruar se nga të dhënat e IKSHPKS-së të gjithë të infektuarit me Covid 19 janë shëruar plotësisht.

Pavarsisht kësaj, Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që akoma të ju përmbahen rrregullave dhe udhëzimeve të ISHKP-së.

“Nga gjitha rastet që kishim të identifikuara me covid tani më është konfirmuar se janë të gjitha negativ. Të dashur qytetarë pavarësisht optimizmit dhe rrethanave lehtësuese me pandemin Covid ne duhet akoma ti përmbahemi rregullave dhe udhëzimeve të IKSHP-së për të tejkaluar përfundimishtë këtë betejë të vështirë”, ka shkruar ai në Facebook. /21Media

Zero raste me Covid-19 në LipjanSonte u informuam zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rezultatet…

Gepostet von Imri Ahmeti am Freitag, 8. Mai 2020