Shërohen tre fëmijët kosovarë që ishin dërguar për trajtim në Izrael

 

 

Ines Demiri, ambasadore e Kosovës në Izrael, ka njoftuar se sot është përmbyllur me sukses trajtimi mjekësor i tre fëmijëve kosovarë që ishin dërguar për shërim në këtë shtet.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Demiri ka falënderuar për mbështetje organizatën humanitare ‘Save a Child’s Heart’.

“Sot u përmbyll me sukses trajtimi mjekësor i tre fëmijëve nga Republika e Kosovës në spitalin Edith Wolfson Medical Center në Holon të Shtetit të Izrael, me mbështetjen e organizatës humanitare ‘Save a Child’s Heart’ me seli në Izrael. I falënderoj përzemërsisht z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv pranë organizatës ‘Save a Child’s Heart’ dhe Shtetin e Izraelit për përkrahjen”, ka shkruar Demiri./21Media

Back to top button