Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri është shëruar nga koronavirusi.

Bahtiri ka thënë se pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, tani ndodhet në shtëpinë e tij në Holandë.

“Faleminderit secilin prej juve veç e veç për brengosjen që keni shprehur, pasi kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Mijëra lutje nga ju që m’i keni dërguar përmes thirrjeve telefonike, mesazheve dhe postimeve të ndryshe, më kanë dhënë edhe më shumë forcë ta përballoj me sukses këtë virus të keq. Pasi që gjendja ime shëndetësore tashmë është shumë e mirë, tani ndodhem në shtëpi në Holandë. I falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët në Kosovë dhe Holandë, të cilët janë kujdesur në mënyrë shumë profesionale për trajtimin tim shëndetësor”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Bahtiri ka bërë të ditur se së shpejti do t’iu rikthehet punëve të përditshme në komunë./21Media