Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është shëruar nga COVID-19.

Këtë  ka bërë të ditur vetë ministrja nëpërmjet një shkrimi një Facebook, pak minuta para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku edhe po merr pjesë.

Jam shëruar nga COVID-19. Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe jam trajtuar nga mjekët e jashtëzakonshëm të Klinikës Infektive. I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës. Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot“, ka shkruar Bajrami.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami më 17 nëntor kishte bërë të ditur se ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus./21Media