Shërohet nga Covid-19, aktorja turke bashkohet me fëmijët e saj
17 Dhjetor 2020
Aktorja e njohur turke, Asli Tandogan është bashkuar me fëmijët e saj pas shërimit nga Covid-19.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. “Ne jemi së bashku” është mbishkrimi që aktorja e la mbi fotografinë ku shfaqet në përfaqimin e fëmijëve.
Betejën me Covid-19 aktorja në një intervistë tha se e kaloi me vështërsi duke qenë në spital për 13 ditë larg fëmijëve. Ajo tutje deklaroi se gjthë familja e saj ishin infektuar me Covid-19, dhe për fat të keq vjehrri kishte vdekur.
Asli dha një porosi për të gjithë njerëzit duke thënë “Ju lutemi mos i besoni rinisë tuaj! Asnjëherë dhe kurrë mos qëndroni pranë më të afërtve tuaj pa maskë”./21Media