Shërohet dhe një infermiere e Klinikës Infektive

Shërohet dhe një infermiere e Klinikës Infektive

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se është shëruar pacienti zero me COVID-19 nga Vitia dhe një infermiere në Klinikën Infektive.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Kosova me masat e ndërmarra deri më tani në luftën për parandalimin e COVID19 po tregon sukses në menaxhimi e kësaj pandemie.

Sot në ditën e 27-të nga konfirmimi i rastit të parë me COVID19 në Kosovë, kemi dy lajme shumë të mira. Është shëruar rasti zero me COVID19 i cili është një qytetar i Vitisë dhe është shëruar infermierja jonë në Klinikën Infektive e cila ka 43 vite përvojë punë në klinikë“, shkroi Sadiku.