KEDS/KESCO zyrtarisht nuk e kanë asnjë punëtor të infektuar me coronavirus. Kjo pasi punëtori që ishte diagnostifikuar më herët me Covid 19 ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë.

KEDS/KESCO nëpërmjet një komunikate, thanë që e kanë menaxhuar në nivelin më të lartë pandeminë.

Suksesi u arrit pasi KEDS/KESCO menjëherë kishin formuar Shtabin e Krizës dhe i ishin përmbajtur strikt secilit udhëzim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qeverisë së Kosovës. Shtabi vazhdon të ndjekë secilën lëvizje dhe merr vendime që zbatohen menjëherë. KEDS/KESCO qysh në fillim kishin siguruar të gjitha pajisjet mbrojtëse për të gjithë punëtorët dhe udhëzimet strikte si të veprohet në situatën pandemike. Është bërë dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave, duke përfshirë edhe veturat, sikurse janë ndërmarrë një mori veprimesh tjera. Me pajisje speciale mbrotjëse, punëtorët tanë kanë intervenuar në vazhdimësi edhe në zonat e karantinuara, duke kryer me sukses misionin për furnizim me energji elektrike. Kjo rezultoi me shërbime kualitative dhe me asnjë infektim, ndëkaq punëtori që u shërua ishte rast kontakti në rrethin ku jeton pasi ai lokalitet ishte vatër e infeksionit”, ka shkruar ai.

Në ditën e punëtorëve, me rastin e 1 Majit, KEDS/KESCO zotohen ta kenë punëtorin në rend të parë, duke qenë se janë duke ofruar më së shumti trajnime brenda vitit dhe duke e respektiar strikt si Ligjin e Punës, ashtu edhe të gjitha rregulloret dhe standardet më të larta të punësimit dhe vendit të punës.