Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se projekti i shëtitores mbi lumin Mirusha do të përfundojë në fund të këtij viti

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se projekti i shëtitores mbi lumin Mirusha do të përfundojë në fund të këtij viti

Ai gjatë një vizite në terren deklaroi se komuna është duke punuar në fazën e dytë të lumit Mirusha, përkatësisht në jug në drejtim të “Deremahallës”, e cila është lidhur me projektin e kolektorëve që Gjilani këto ditë e ka nënshkruar marrëveshjen me BERZH-in.

“Në pjesën e stadiumit në drejtim të lagjes Dardania, projekti është në finalizim e sipër, i cili është punuar në detaje. Kemi rialokuar mjetet nga ndërtimi i parqeve dhe zonave të gjelbra në drejtim të kësaj dhe besojmë shumë që këtë vit do të shkojmë drejt përmbylljes së shëtitores së shtratit të lumit. Punët tjera do të jenë të ndërlidhura me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza”, ka deklaruar Haziri

Kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar se do të ndërtohen edhe parqe të vogla, duke i dhënë rëndësi sektorit privat, në mënyrë që t’i kushtohet rëndësi më të madhe ruajtjes së ambientit.

“Komuna do të japë imput edhe më të madh që ta marrë epitetin e qytetit ekologjik”, ka përfunduar Haziri.