Filmat që do shfaqen janë shpërblyer me çmime ndërkombëtare si në Evropë dhe në SHBA

Filmat që do shfaqen janë shpërblyer me çmime ndërkombëtare si në Evropë dhe në SHBA

Në Kino Armata në Prishtinë sonte nga ora 20:00 do të shfaqen katër filmat e punuar nga Besim Ugzmajli. Shfaqja e këtyre filmave vjen pas suksesit të shfaqjes së këtyre filmave në teatrin “Adriana Abdullau”.

Filmat që do të shfaqen janë “Erë”, “The Eaters”, “Rruga” dhe “Më fal” të gjitha me metrazh të shkurtër dhe në gjuhën shqipe por të përkthyer me titra në gjuhën angleze.

Filmat e lartpërmendur janë punuar së fundmi nga regjisori Besim Ugzmajli dhe janë shfaqur në qindra festivale me renome të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë ashtu edhe në SHBA.

Në këto projekte kanë qenë të angazhuar artistë të njohur si,  Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obërtinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama. /21Media