Në Gjilan  shfaqet Fast and Furious 8

Në Gjilan  shfaqet Fast and Furious 8

Organizuar nga organizata “Rinia Studentore” dhe e mbështetur nga Njësia për Rini e Komunës, sot në teatrin e qytetit të Gjilanit është shfaqur filmi “Fast and Furious 8”.

Ky aktivitet, në të cilin morën pjesë qindra të rinj, ka pasur karakter bamirësie, pasi mjetet të cilat janë grumbulluara do të shkojnë për bamirësi, përkatësisht për ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale në prag te festës së Fitër Bajramit.

Aktivitetmin me qëllim bamirësie, në emër të Komunës e ka mbështetur edhe kryetari Lutfi Haziri, në vlerë prej 100 euro./21Media