Shfaqja “+18” fiton çmimin kryesor në festivalin e teatrove në Shkup

Shfaqja “+18” është prodhim i Teatrit të Qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu”.
Lajmi për triumfin e kësaj shfaqje në ITF “Shkupi Fest” është dhënë na Teatri “Hadi Shehu” përmes një postimi në Facebook.
“Ky çmim ndërkombëtar do të jetë një shtytje për të vazhduar punën tonë duke arritur synimet tona dhe duke e ngritur kështu teatrin dhe qytetin tonë në një dimension më të lartë artistik. Kështu duke u bërë konkurrent rajonal e ndërkombëtar, ne dëshmojmë se jemi vend me vlera të larta kulturore dhe artistike”, thuhet në njoftimin e këtij Teatri.
Edicioni i 15-të i festivali ITF “Skupi Fest” është mbajtur nga 7 deri më 12 shtator 2021 në Shkup të Maqedonisë së Veriut./Kallxo

Back to top button