Në 40-vjetorin e mbledhjes së fondeve për fëmijët në nevojë u rikthye shfaqja “Pudsey Bar” në BBC.

Megjithëse shfaqja e këtij viti ishte më e shkurtër dhe pa audiencë për shkak të pandemisë Covid-19, u mblodhën më shumë se 37 milionë dollarë.

Mel Giedroyc, njëra nga katër drejtuesit e shfaqjes falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe mbledhjen e fondeve.

“Shfaqja ka arritur 40 vjetët e ekzistencës, dhe kjo për shkakun tuaj” tha e lumtur ajo.

“Pavarësisht sfidave, vazhduam të përballemi me probleme dhe arritëm ta mbajmë shfaqjen, sepse jemi të fortë dhe zemrat e njerëzve i mbajnë gjallë këto projekte”, tha ajo tutje.

Në këtë shfaqje bamirësie morën pjesë artistë si: Kylie, Cher, Bryan Adams, Robbie Williams, Nile Rodgers, Lenny Kravitz, etj.

“Fëmijët në Nevojë është shfaqje e veçantë dhe e dashur nga të gjithë, përfshirë veten,”, tha këngëtarja Kylie.

Ndërsa prezantuesja televizive Emma Willis tha se njerëzit duhet të bashkohen në kauza të tilla.

“Njerëzimi po përballet me sfida të mëdha në këtë kohë, por shpresoj se do të ketë akordim për të dhuruar aq sa munden në kauza të tilla shumë të nevojshme.” /21Media