Sonte me fillim nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqët drama “Frigoriferi”.

Autor dhe regjisor i shfqjes është Naser Shatrollit.

Shfaqja “Frigoriferi’ e Shatrollit në TKK jepet si shfaqje mysafire, ndërsa trajton ngjarjet tragjike që shqiptarët përjetuan gjatë luftës së Kosovës.

Frigoriferi është metaforë arkivore që përkon me të bëmat dhe me përplasjet e mëdha të popujve të ballkanit perëndimor ndërsa në fokusin e këtij modeli ideofilozofik janë dhunimet e luftës së fundit në rajon dhe përtej!

Në këtë shfaqje interpretojnë: Qendresa Kajtazi | Florent Salihu. Kompozitor është: Drinor Zymberi, skenograf: Artan Hasani, Kostumografe: Njomza Luci, Koreograf: Fatmir Smani
Asistent regjisor: Lirim Behluli, Dizajner: Fidan Bejtullahu, Dizajni i dritave: Albert Gashi |Mursel Bekteshi, Rrobaqepëse: Remzije Haziri, Dekori: Ekrem Xhaka, Mursel Haziri, Xhemail Gllavica
/21Media