Shi dhe borë, erëra lokalisht të forta

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius.

“Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Back to top button