Temperatura maksimale deri në 15 gradë

Temperatura maksimale deri në 15 gradë

E shtuna e 7 marsit do të shoqërohet nga një mot i paqëndrueshëm.

Territori shqiptar paraqitet me vranësira të shumta dhe reshjet me intensitet lokalisht deri mesatar.

Por, në zonat e thella malore pritet të ketë shfaqje të pakët të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 0 gradë deri në 15 gradë Celsius.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzimi 4 ballë.