Të mërkurën kishte më shumë se 100,000 raste të reja të koronavirusit në SHBA një rritje rekord brenda një dite.

Shifra, e raportuar nga Projekti i Gjurmimit Covid, shoqërohet me një rritje të madhe të pranimeve në spital, duke sugjeruar që kjo nuk është vetëm për shkak të rritjes së testimeve.

Më shumë se 1,100 raste të vdekjes nga Covid-19 u regjistruan të mërkurën, transmeton rtv21.tv.

Kriza e Covid është nën hije nga tensionet mbi numërimin e votave të zgjedhjeve në SHBA.

Më shumë se 50,000 njerëz në të gjithë SHBA-në aktualisht janë në spital me koronavirus një rritje prej rreth 64% qe nga fillimi i tetorit.

Shkalla mesatare e vdekjes ditore në vend gjithashtu është rritur përsëri, megjithëse ato janë akoma më të ulëta sesa në fillim të pandemisë.

Me pothuajse 9.5 milionë infeksione totale të koronavirusit dhe më shumë se 233,000 vdekje, SHBA ka numrin më të lartë të rasteve dhe numrin më të lartë të vdekjeve në botë./21Media