Të paktën 11 vetë, përfshirë një fëmijë, humbën jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha në Brazil

Të paktën 11 vetë, përfshirë një fëmijë, humbën jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha në Brazil

Departamenti i Zjarrit i shtetit të Sao Paulos njoftoi sot se katër vetë vdiqën kur një shtëpi u rrëzua në periferi të qytetit më të madh të Brazilit dhe se dy persona u mbytën në lumin Tamanduatei.

Autoritetet njoftuan se janë rrëzuar 155 pemë dhe disa rrugë u bllokuan.

Ndryshe, sipas shërbimit të meteorologjisë, shirat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.