Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona

Tre persona kanë vdekur dhe të paktën një person është zhdukur si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re.
Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, është goditur keq nga shirat e dendur dhe stuhitë. E premtja ishte dita më e lagësht e qytetit në rekord, me rreth 240 mm reshje – e barabartë me shiun e një vere të tërë.
Autoritetet e aeroportit thanë se terminalet dhe rrugët u prekën nga përmbytjet e përhapura.
Ekipet e kërkim-shpëtimit thanë se i ishin përgjigjur më shumë se 400 thirrjeve emergjente të bëra për motin.
Shiu që atëherë është zbutur. Por reshjet e dendura të shiut, edhe pse jo aq ekstreme, priten ende në ditët në vijim, thanë meteorologët.
Një numër ngjarjesh në qytet, duke përfshirë koncertet e Elton John, janë anuluar.

Back to top button