Një çift amerikan ka gjetur shishe uiski 100-vjeçare të fshehura në muret e shtëpisë së tyre.

Ky veprim u bë pasi që njëqind vjet më parë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ndaloi prodhimin, transportimin dhe shitjen e alkoolit në të gjithë vendin, transmeton rtv21.tv.

Ky ndalim në të gjithë vendin ishte i njohur si epoka e ndalimit dhe zgjati 13 vjet.

Sot, sekretet e atyre që u përpoqën t’i shmangen dhe të përfitojnë nga ndalimi i alkoolit janë ende duke u zbuluar./21Media