Tupac Shakur është një nga hip-hop artistët më të famshëm të të gjitha kohërave, edhe 20 vite pas vdekjes

Tupac Shakur është një nga hip-hop artistët më të famshëm të të gjitha kohërave, edhe 20 vite pas vdekjes

Vetura e tij e tipit Hummer e vitit 1996 që Tupac e kishte blerë pak muaj para se të vritej, ka gjetur një pronar të ri.

Vetura e reperit ishte shitur në maj të vitit 2016 për 337 mijë dollarë, mirëpo ishte rikthyer në ankand pasi blerësi ishte zhdukur, shkruan rtv21.tv.

Ankandi RR e rilistoi Hummer-in të premten duke e shitur për 206 mijë dollarë, 130 mijë më pak se herën e kaluar.

Tani mbetet vetëm të shihet se a do të paguajë paratë ofertuesi për ta marrë automjetin./21Media