Ka shumë njerëz të cilët ankohen për dhimbjet e thembrave, inflamacionet.

Reumatologu, Besim Demolli në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë ”në RTV21 tregoi se nga çka shkaktohen këto dhimbje.

“Mbipesha është një ndër shkaktarët më të shpeshtë, shkaktar tjetër janë edhe çrregullimet e lindura apo të fituara të shputës, gjithashtu shkaktarët të mëdhenj mund të jenë edhe sëmundjet reumatike”, tha ndër tjera Demolli.

Shkaktar tjerë të dhimbjes së thembrave sipas Demollit mund të jenë edhe sëmundjet tjera si sëmundja e sheqerit./21Media