Shkarkimet e konsujve nga Osmani, Hoxhaj i quan vendime të karakterit lokal populist
27 Nëntor 2020
Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sonte komentoi shkarkimet e konsujve nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.
Ai në “ArgumentPlus” tha se “vendimet që dikush i merr në një pozite të tillë mund të jenë vendime të karakterit lokal populist”.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani më 25 nëntor shfuqizoi katër dekrete për konsujt të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë./21Media