Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e 37-të të Qeverisë. Në njoftimin e dërguar sot për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se Qeveria e Kosovë ka emëruar Bordin e Përkohshëm të përbërë nga:

1.    Musa Misini –  Kryesues, Drejtor;
2.   Petrit Ibraj –  Drejtor;
3.   Fatime Grajcevci –  Drejtore;
4.    Fadil Hoxha – Drejtor.