Qeveria në detyrë e Kosovës, sot në mbledhjen e saj ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica” dhe ka emëruar Bordin e ri.

Shkarkimi ka ardhur me arsyetimin se nraporti i auditimit për vitin 2018 deshmon se pasqyrat financiare nuk kanë qenë për përputhje me standardet e kontabilitetit sipas ligjit dhe nuk ka prova se drejtorët e tanishëm të bordit kanë thirr në përgjegjësi zyrtarët përgjegjës. Gjithashtu u tha se ndërmarrja  ka dështuar në realizimin e projekteve me përkrahje ndërkombëtare dhe si pasojë e mosveprimit është tërhequr ndihma nga Luksemburgu, si i vetmi donator për ndërmarrjen.

Pro shkarkimit të këtij bordi kanë votuar të gjithë ministrat e pranishëm, në përjashtim ministrat e LDK-së.

Me po të njëjtin vendim është emëruar Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në këtë përbërje:

1. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor;

2. Nora Ibishaga, drejtore;

3. Bislim Fetahaj, drejtor; dhe

4. Edin Hajdarpashiq, drejtor.

Mbledhja e sotme e Qeverisë në detyrë është mbajtur një orë para fillimit të senacës së Kuvendit,e  cila do të mbahet për votimin e Qeverisë Hoti. /21Media