Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Shqipëri, Ilir Proda

Shkarkohet Ilir Proda nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Vendimi është marrë nga ministrja e Brendshme në largim Albana Koçiu.

Shkak për këtë vendim është bërë mosgarantimi i sigurisë në protestën e opozitës dhe vënia në rrezik e shtetasve të huaj.

Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët.

Në vend të tij, është komanduar Sokol Bizhga, që mbante postin e nëndrejtorit.

Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit./vizionplus.tv

Back to top button