Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Trepçës

Punëtorët nga e premtja në grevë

Që nga e premtja, rreth 300 punëtorë të minierës së Trepçës në Stantërg kanë ndërprerë punën e tyre. Ata po kërkojnë pagat e tyre edhe shkarkimin e menaxherit të përgjithshëm, që përbën dy kërkesat e tyre kryesore të cilat i kanë shtyrë në grevë.

Pas kësaj, sot Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve të “Trepçës” mbajti sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku mori vendim që të paguhen pagat për punëtorët e minierës së Trepçës në Stantërg.

Lajmin e bëri të ditur për rtv21.tv, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

Në mbledhjen e sotme të Bordit u mor vendim që Basri Ibrahimi të shkarkohet nga detyra e kryeshefit ekzekutiv.

Kjo sipas dokumentit të siguruar nga rtv21.tv, u bë në bazë të analizës së punës së deritashme të kryeshefit, dhe duke u mbështetur në kërkesat e punëtorëve./21Media

Back to top button