"E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani"

“E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani”

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me Italianin Panucci.

FSHF ka deklaraur se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. “E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Turqisë për të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme kundër Shqipërisë. Ndeshja u luajt mbrëmjen e 22 marsit në stadiumin “Loro Boriçi”.