Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalajn, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Ky shkarkim është bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës.

Në përputhje me Ligjin për Policinë, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Qalaj ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj./21Media