Qendra Rinore e Shtimes është shkatërruar këto ditë nga disa persona tani për tani të panjohur. Ndërkohë, Komuna e Shtimes ka apeluar te organet kompetente që të bëhet ndriçimi i këtij rasti sa më parë me qëllim që keqbërësit të marrin dënimin e merituar për shkak të dëmtimit të pronës publike.

“Keqbërsit përmes këtyre akteve të tilla të vandalizmit po tentojnë të pengojnë rrugëtimin tonë drejt një shoqërie të civilizuar mirëpo ne jemi të vendosur të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve rinore në gjithë komunën e Shtimes”, thuhet në reagimin e komunës.

E pas kësaj, Komuna po bëhet me kamera të sigurisë edhe në hapësirat ku nuk kishte.

“Si masë preventive, Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në shumë hapësira tjera për të ruajtur pronën tonë të çmueshme kudo që është”, thuhet tutje në reagim./21Medi

a