Shkatërrohet selia e PS në Shkodër, fëmijët djegin objektet dhe dokumentat
12 Dhjetor 2020
Ka vazhduar sot në Shkodër protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës.
Protestuesit, veçanërisht fëmijë dhe adoleshente pasi marshuan fillimisht në Pedonale janë kthyer tek selia e socialisteve të Shkodrës.
Ata kanë hyrë brenda dhe kanë nxjerr jashtë dokumentet e po ashtu objektet e zyrës dhe ua kanë vënë flakës, raportojnë mediat në Shqipëri.
Po ashtu raportohet se në radhët e protestuesve ka pasur thirrje për djegien e godines.