Policia i ka cilësuar këto raste si krime kompjuterike

Policia i ka cilësuar këto raste si krime kompjuterike

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona, në tri komuna të ndryshme pasi që të njëjtit duke përdorur programe të veçanta kompjuterike, në mënyrë të kundërligjshme kanë futur, shlyer dhe shkatërruar të dhëna të ndryshme kompjuterike.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë arrestuar në Mitrovicë, Pejë dhe Podujevë ku gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, katër shtëpiza të kompjuterit, një lap-top, tre celularë dhe dy USB.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media