Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Shkëlqim Demhasaj është bërë me skuadër të re. 24 vjeçari tashmë ka nënshkruar me skuadrën tjetër zvicerane, Grasshopper.

Ai është prezantuar sot, duke nënshkruar kontratë që e mban në këtë skuadër deri në vitin 2023.

Grasshopper, aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Ligën e Dytë të Zvicrës dhe me gjasa që të siguron një vend për në Superligë, nëse fiton ndeshjen e barazhit.

Deri më tani, qendërsulmuesi është aktivizuar te skuadra e Luzernit, por që i mungonin minutat në fushë.