Një burrë është arrestuar mbrëmë në Prishtinë pasi ka goditur me veturë dy këmbësore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke ngarë veturën e tij me targa lokale nga pakujdesia godet dy këmbësoret femra (të mitura)”, ka bërë të ditur policia.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media