Barcelona sonte tregoi gjithë fuqinë dhe superioritetin e saj në ballafaqim me Granadën, duke e mposhtur me rezultat 0-4 në kuadër të xhiros së 18 të La Ligas.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ronald Koeman e mori në kontroll lojën që nga minuta e parë e saj.

Pas vetëm 12 minutave lojë, Antoine Griezmann hapi serinë e golave, duke realizuar nga afërsia.

Sulmuesi francez u përfshi edhe te goli i dytë në minutën e 35’ kur asistoi për Lionel Messin.

Ky i fundit tregoi vlerat e tij edhe njëherë duke realizuar nga gjuatja e lirë nën murin e gjallë. Kjo ndodhi në minutën e 42’ të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, “Blaugranët” realizuan edhe një gol përmes Griezmann, duke vulosur kështu rezultatin final 0-4.