Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sot, ka reaguar ndaj deklarimeve të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit lidhur me shkëmbimin e mundshëm të territoreve.

Bajqinovci në facebook është shprehur se qasja e tillë e Hazirit është e gabuar dhe se ky i fundit po vepron njësoj sikurse presidenti Hashim Thaçi.

“Kosova është me fat që ka popull e lider si Albin Kurti që nuk e lejojnë një pazar të tillë. Kosova është me fat që ka miq si SHBA dhe Gjermania që janë të kujdesshme për të mos lejuar marrëveshje të keqe të arritur nga pazarxhinj mafiozë ballkanikë për hesape të tyre që e ndikon negativisht procesin e paqes e interesat tona që domosdo janë të lidhura me interesat e shteteve perëndimore”, ka shkruar Bajqinovci ndër të tjera.