Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Ilir Meta, u.d së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, nuk anashkaloi edhe idenë e shkëmbimit të territoreve duke e falenderuar Metën për qëndrimin e tij.

Sipas Osmanit, edhe pse mendohet se kjo ide ka vdekur, mund të vijë koha që të risillet sërish në tryezë si shpërblim territorial për Serbinë.

Ndaj ajo kërkoi që Kosova dhe Shqipëria të jenë të bashkuara në këtë drejtim.

Meta, nga ana e tij, tha se dy vendet duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin për të shkëmbyer dije dhe vlera të tjera që i shërbejnë Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për sigurinë e vaksinës anti-COVID.

Meta ka falënderuar homologen e tij për bashkëpunimin në kohë pandemie duke treguar gatishmëri për të mbështetur Kosovën për sovranitetin territorial.