Dy shkencëtarëve u është dhënë Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2020 për zhvillimin e mjeteve për të redaktuar ADN-në.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna u shpallën fitueset e këtij viti për punën e tyre në teknologjinë e redaktimit të gjenomit.

Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr-Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize në ADN që përmbahen në qelizat e gjalla.

Këto janë gratë e para që morën çmimin pa një bashkëpunëtor mashkull, transmeton rtv21.tv.

Fitueset do të ndajnë çmimin prej 10 milionë krona apo 861 mijë e 200 funta.

John B Goodenough, M Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino në vitin 2019 kishin ndarë çmimin për punën e tyre në bateritë e jonit litium./21Media