Për mijëra vjet, grupe të mëdha karkalecash kanë terrorizuar civilizimet, si ato të zhdukura, por edhe ato moderne. Tufat e karkalecave si murtaja biblike janë të afta të shkatërrojnë të gjitha fushat me të mbjella në vetëm disa minuta, shpesh duke çuar në mungesë ushqimi.

Megjithatë, shkenca është në gjurmët e një zbulimi revolucionar. Përkatësisht, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të identifikojnë një përbërës kimik të lëshuar nga këto insekte, që është një shenjë që individët po formohen në një tufë. Kjo kimikate njihet si 4-vinylanisole (4VA). Besohet se kjo përbërje kimike ndikon fuqimisht në sjelljen e këtyre insekteve dhe kjo është arsyeja pse ato formohen në një tufë, që është e aftë të shkatërrojë të lashtat në një zonë tepër të madhe.

Shkencëtarët tani shpresojnë të jenë në gjendje të sintetizojnë këtë kompleks kimik për të joshur karkalecat në një kurth ose laborator për të prodhuar individë të modifikuar gjenetikisht që nuk do të lëshojnë substancë që do të thotë “thirrje për t’u mbledhur”, shkruan kp.

Insekte të tilla të modifikuara gjenetikisht mund të zëvendësojnë popullsinë ekzistuese. Në historinë njerëzore, tufat e karkalecave kanë sjellë fatkeqësi të jashtëzakonshme në të gjithë botën.