Shkencëtari bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh u vra të premten në lindje të Teheranit. Ai u qëllua nga një mitraloz me telekomandë që operonte nga një makinë tjetër, tha të dielën agjensia e “Fars News”.

Me zyrtarët e lartë iranianë që fajësojnë Izraelin, lideri suprem dhe të tjerët kanë premtuar hakmarrje për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili ishte shkencëtari kryesor bërthamor i vendit, transmeton rtv21.tv.

Kishte raporte kontradiktore nga agjencitë iraniane të lajmeve rreth mënyrës se si u zhvillua sulmi.

Një raport i botuar të dielën nga “Fars News” tha se Fakhrizadeh po udhëtonte me gruan e tij në një makinë të papërshkueshme nga plumbat, së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë, kur dëgjoi se çfarë tingëllonte si plumba që godisnin një automjet dhe ai doli nga makina për të shikuar e çfarë kishte ndodhur.

“Kur ai doli nga automjeti, një mitraloz me telekomandë hapi zjarr nga një Nissan ndaluar rreth 150 metra nga makina e Fakhrizadeh”, raporton “Fars News”.

Fakhrizadeh u godit të paktën tre herë. Edhe truproja i tij u qëllua. Pas të shtënave me armë, Nissan shpërtheu, njoftoi Fars News, duke shtuar se sulmi zgjati tre minuta.

CNN shkruan se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur versionin e ngjarjeve të agjencisë së lajmeve “Fars News”.

Agjencia gjysmë-zyrtare Iranian e lajmeve “News Agency” (ISNA) gjithashtu raportoi se makina e Fakhrizadeh u godit nga të shtënat me armë, e ndjekur nga një shpërthim dhe më shumë zjarr, duke cituar Ministrin i Mbrojtjes iraniane.

Fakhrizadeh ishte kreu i qendrës kërkimore të teknologjisë së re në elitën e Gardave Revolucionare dhe ishte një figurë kryesore në programin bërthamor të Iranit./21Media