Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar mbi shkëputjen e njëanshme të Ministrisë së Pushtetit Lokal të marrëveshjes tripalëshe në mes të MPL-së, komunave dhe organizatës “Helvetas Swiss Cooperation”. në Kosovë, duke shprehur shqetësimin se ky vendim i MPL-së do të humb 5.2 milionë euro investime në komunat e Kosovës, nga donatorët e jashtëm.

AKK-ja kërkon nga kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave

“1. Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) e ka përkrahur dhe do e përkrah skemën e granteve dhe i falenderon organizatat donatore për investimet e bëra deri më tani në fusha të ndryshme e që këto investime kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarit dhe zhvillimin e demokracisë lokale. AKK-ja kërkon nga donatorët që edhe në të ardhmen të kenë një bashkëpunim të tillë me komunat e Republikës së Kosovës.
2. AKK shpreh shqetësim dhe nuk pajtohet me vendimin e Ministrit të Pushtetit Lokal (MPL) dhe e konsideron akt të paprecedentë dhe shpreh shqetësim lidhur me vendimmarrjen e njëanshme të MPL për shkëputjen e kontratës me donator për skemën e granteve për komuna e ku komunat do humbin 5.2 milion euro.
3. AKK-ja nuk pajtohet me arsyetimin e këtij vendimi se deklarata e Kuvendit të AKK-së, ku kërkohet transparencë dhe bashkëpunim më të mirë në mes MPL e Komunave, është shkaktar për shkëputjen e njëanshme të marrëveshjes tripalëshe. Vendimi mbi ndërprerjen e marrëveshjes tripalëshe nuk do të duhej të merrej pa konsultim paraprak me partnerët e marrëveshjes e në këtë rast edhe pa konsultim paraprak me komunat e Republikës së Kosovës si përfituese të këtij granti.
4. Kërkojmë nga z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave”, thuhet në deklaratën e AKK-së.

DEKLARATË RRETH SHKËPUTJES SË NJËANSHME NGA MINISTRIA E PUSHTETIT LOKAL (MPL) TË MARRËVESHJES TRIPALËSHE NË MES MPL-…

Posted by Asociacioni i Komunave të Kosovës on Saturday, September 26, 2020