Shërbimi Korrektues i Kosovës sot informoi se se nga data 28 dhjetor 2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit si dhe vizitat familjare.

Sipas SHKK-së, si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes.

Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese, sipas njoftimit, familjarët janë të obliguar të respektojnë masat  anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues).

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin  Shëndetësor të Burgjeve.”, është bërë e ditur në komunikatën e SHKK-së./21Media