Shkodra vazhdon të mbetet zonë e kuqe. Dy rastet e fundit që rezultojnë pozitiv me koronavirus në Shkodër janë familjarë të rastit që u identifikua dje gjatë hetimit epidemiologjik.

Ata rezultuan pozitiv nga 5 mostrat e marra dje për analizë, ndërkohë, sot janë marrë dhe 18 mostra dhe po dërgohen në Tiranë.

Epidemiologët vijojnë çdo ditë punën në terren për gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik për çdo rast të dyshuar në qytetin e Shkodrës.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar gjashtëraste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar gjashtë pacientë. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit”, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht janë 177 persona aktiv me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë./oranews