Shkodran Mustafi është zyrtarizuar si lojtar i ri te Schalke 04.

Qendërmbrojtësi shqiptar është larguar nga Arsenal, derisa ka bërë një rikthim në Bundesliga.

Schalke të hënën mbrëma e liroi në huazim turkun Ozan Kabak te Liverpooli dhe në vend të tij solli Mustafin, kampionin e botës me Gjermaninë nga viti 2014.

Mustafi ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me klubin gjerman.

Në njoftimin e klubit thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord për mos tu zbuluar detajet financiare.

 

28-vjeçari nga Kosova ka pasur telashe për të siguruar hapësirë te Arsenali së fundi. Ai klubit londinez i ishte bashkuar në vitin 2016 nga Valencia./21Media