Personi që vdiq sot ka pasur edhe sëmundje të tjera

Personi që vdiq sot ka pasur edhe sëmundje të tjera

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot vdiq edhe një person nga koronavirusi në Kosovë.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti  S.M. nga Komuna e Ferizajt. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.”, njoftoi Ministria.

Sipas njoftimit, pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë.

Në Kosovë me COVID-19 pozitiv kanë rezultuar 449 persona, 79 janë shëruar, ndërsa 12 persona kanë vdekur./21Media