Vdiq 82-vjeçarja nga Tirana

Vdiq 82-vjeçarja nga Tirana

U rëndua bilanci i viktimave COVID 19 në Shqipëri. Pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19 vdiq sonte në spitalin Infektiv, duke e çuar në 12 numrin e përgjithshëm të viktimave.

E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në këtë spital, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 82-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, hipertensioni, podagra (sëmundje reumatismale).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apeloi qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Në total janë 223 të infektuar me COVID 19. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./oranews