Vdiq një 84 vjeçare nga Tirana

Vdiq një 84 vjeçare nga Tirana

Shkoi në 19 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Sonte në spitalin infektiv vdiq nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkoi qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19./Oranews