377  - ka arritur numri i të prekurve me coronavirus

377  – ka arritur numri i të prekurve me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike njoftoi se sot janë tesuar 154 mostra, me ç’rast pozitiv janë diagnostikuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste.

Sipas Institutit, rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Nerodime e Epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq.

“Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63).”, njoftoi IKSHPK përmes njoftimit.

Nga data 08 shkurt deri më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 3.410 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e shtatëdhjetë e shtatë (377) me 8 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 13 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.912.378 raste të COVID-19 dhe 118.683 raste të vdekjes./21Media