Numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit në Izmir arriti në 64.

Sipas CNN Turk, Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se numri i njerëzve që vdiqën nga tërmeti në Izmir është 64.

Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), u raportua se 64 shtetas vdiqën në tërmet, 1 prej tyre për shkak të mbytjes dhe 729 nga 949 personat e plagosur u liruan, ndërsa trajtimi i 220 personave po vazhdon.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë punën në tetë ndërtesa.

Një tërmet i fuqisë 6.6 ballë të Rihterit ka ndodhur të premten në Detin Egje, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit./21Media