Vdiq edhe një i lënduar në aksidentin e trafikut në Gjermani
17 Tetor 2020
Shkon në katër numri i të vdekurve në këtë aksident
Shkon në katër numri i të vdekurve në këtë aksident
Vdiq edhe një i lënduar në aksidentin e rëndë të trafikut në Gjermani një ditë më parë, duke e çuar në katër numrin e të vdekurve në këtë aksident.
Familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt, që siç raportohet humbi tre anëtarë të familjes, po i shprehen ngushëllime të thella nga të gjitha anët. Java që po lëmë pas ishte tragjike për Kosovën dhe për shqiptarët.
Rikujtojmë se po në Gjermani gjatë kësaj jave humbën jetën edhe dy djelmosha nga komuna e Deçanit, pas goditjes nga treni./21Media